Moti

Kohët e fundit është rritur numri i personave që kanë përfituar pensionin e tyre të invaliditetit në bazë të aftësisë së kufizuar mendore. 60 për qind të të gjitha vendimeve të reja për pensione vijnë si pasojë e sëmundjeve mendore. Në vitin 2012 ishin regjistruar 8000 raste të këtilla. Për të zbuluar kërkesat e pajustifikuara për pensione invalidore dhe për të zvogëluar shpenzimet, në Lucern janë gjetur tashmë mënyra të reja të testimit neuropsikologjik (neuropsychological test).

Pacientët duhet të zgjedhin ndërmjet presionit dhe të menduarit me kohë dhe testeve të performancës nga funksionet e trurit. Përveç kësaj, bëhet fjalë për një studim me skanim të valëve të trurit. Kjo është për të zbuluar se si një çrregullim mendor është efektivisht i pranishëm ose i ekzagjeruar."Sidomos me të rinjtë kemi arritur kursime", tha Donald Loker, drejtor i zyrës IV në Lucern.

Sipas «Zentralschëeiz am Sonntag», projekti mund të merret si shembull në tërë Zvicrën.
"Efekti parandalues i kësaj metode mund të jetë i madh. Mashtruesit IV duhet të mendojnë dy herë. Nga ana tjetër, edhe personat të cilët me të vërtetë vuajnë nga një sëmundje mendore me një test të tillë lirohen nga dyshimet për mashtrim”, tha Jürg Stahl nga SVP.

Edhe Guy Parmelin, kryetar i Komisionit për Siguri Sociale dhe Shëndetësore (SGK), është i mendimit se çdo metodë e re që është efikase dhe korrekte kundër mashtrimit pas kontrollimit të kujdesshëm do të aplikohet në gjithë Zvicrën.

Ruth Humbel nga CVP megjithatë është shprehur skeptike.
"Një skanim i trurit për të sëmurët mendorë që kanë aplikuar për IV është pothuajse si një detektor gënjeshtrash. Dhe, kjo është e ndaluar me të drejtën penale. Nëse testohet çdo person, i cili aplikon për IV, atëherë do të promovojmë një kulturë mosbesimi“, tha Humbel.

Fredy OBRIST nga “Equilibrium”, një shoqatë për menaxhimin e depresionit, thotë se me këtë metodë bëhet edhe më vështirë marrja e pensioneve për personat e prekur nga sëmundjet mendore./Indeksonline/
 
Top