Në dokumentin për Kosovën të Parlamentit Evropian, për të cilin debatohet sot, përshëndetet vendimi i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, duke e vlerësuar si nxitje të fuqishme për reforma dhe përforcim të lidhjeve me fqinjët, dhe marrëveshjen me Serbinë për tele- komunikacion dhe energji.
Më tutje, në propozim-tekstin e rezolutës u rekomandohet pesë vendeve të Bashkimit Evropian, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë këtë, ndërsa u bëhet thirrje të gjitha vendeve të BE-së që t’i forcojnë lidhjet ekonomike me Kosovën.
Në këtë dokument, që është përgatitur nga anëtarja e Parlamentit Evropian, Urlike Lunaçek, nga autoritetet e Kosovës kërkohet avancimi i efikasitetit të gjyqësisë së pavarur dhe forcimi i sundimit të ligjit, veçanërisht për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Parlamenti Evropian ka shprehur shqetësim për mungesën e progresit të theksuar në këto fusha.
Parashihet që për propozim–rezolutat për Kosovën dhe Serbinë do të votohet nesër. /Koha/