Vijona Kryeziu dhe Musa Hajdari u shpallën sportistët më të mirë të Komunës së Kamenicës
Në shtëpinë e kulturës “ Isa Kastrati “, në Kamenicë, të mërkurën është bërë zgjedhja e sportistëve , klubeve dhe trajnerëve më të mirë për vitin kalendarik 2013.
Në këtë eveniment ,pos sportistëve të pranishëm ishin edhe nënkryetari Fatmir Matoshi, kryesuesit të Kuvendit Bajram Dërmaku, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Venera Dërmaku- Rexha, drejtorët nga drejtoritë tjera komunale dhe qytetarë të Dardanës.
“Vullneti i juaj nuk ka munguar asnjëherë, përkundër kushteve të vështira që ju kanë përcjellë për të arritur këto suksese. Unë ju uroj që sukseset e juaja të vazhdojnë edhe më tutje “ ka thënë Kryesuesi i Kuvendit B. Dërmaku.
Ndërkaq, drejtoresha e drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Venera Dermaku-Rexha, më vjen mirë që me marrjen e detyrës jam në mesin e juaj. “ Më vjen mirë që komuna e jonë ka këso sportistë e sportiste të dalluara, besoj se bashkëpunimi nuk do të mungoj as në të ardhmen” ka thënë Dërmaku-Rexha.
Nënkryetari, Fatmir Matoshi, kam kënaqësinë që jam në këtë ngjarje, ndjehem krenarë që komunës së Kamenicës, nuk i kanë munguar asnjëherë sukseset . “ Si komunë bashkërisht me Kryetarin e komunës së Kamenicës,
Begzad Sinani, do t’i japim vëmendje më shumë sportit dhe do të mbështesim edhe më shumë sektorin e sportit” ka thënë Matoshi.Klubi më i suksesshëm është shpallur klubi i volejbollit “ Flaka” i femrave, ndërkaq, trajneri më i mirë i vitit u shpall Zijadin Kryeziu, trajner i klubit i atletikës “ Rogana”.
Me mirënjohje e medalje u shpërblyen këta sportistë të dalluar : Vullnet Bunjaku- klubi i atletikës “ Arbëria”, Fisnik Ismajli- klubi i karatesë “ Shogun”, Sabri Aliu- klubi i shenjëtarisë “ Dardania”, Ilir Zubaku- klubi i futbollit “ Kamenica”, Elza Maliqi- klubi i volejbollit “ Arbëria”, Minire Kryeziu- klubi i volejbollit “ Flaka”, Nezir Rahimi- klubi i futbollit “ Kamenica”, Beslind Kastrati nga klubi i futbollit “ Kaolini”, Blerina Spahiu, klubi i volejbollit “ Flaka “ Majlinda Cana klubi i atletikës “ Rogana”, Granit Kryeziu- klubi i atletikës “Rogana “ dhe Astrit Kryeziu “- klubi i atletikës “ Rogana”,Ndërkaq, sportistja dhe sportisti më i mirë për vitin 2013 u shpallën dy anëtarë të klubit të atletikës “ Rogana” nga Rogana ,Vjosa Kryeziu dhe Musa Hajdari.