Moti

Të dashur qytetarë të Komunës së Kamenicës dhe bashkëqytetarë në diasporë, që nga dita e hënë, 13 korrik 2015, qytetarët e Kamenicës do të kenë kohë tri orë kohë më shumë për të kryer shërbimet e tyre në Komunë.
Komuna ka marrë vendim për të zgjatur orarin e shërbimeve për shkak të fluksit veror të shtuar të qytetarëve, sidomos të atyre nga diaspora, për t’u pajisur me dokumente të ndryshme personale.

Gjatë muajve të verës është eleminuar periudha e pauzës dhe do të punohet non-stop nga ora 08.00 deri në 18.00.
Qendra për Shërbime me Qytetarë punon me orar të zgjatur me katër sektorët e saj: Sektori i Kërkesave, Sektori i Ofiqarisë, Sektori i Tatimit në pronë dhe Arka.
Gjithashtu inkurajojmë të gjithë qytetarët që kanë ndonjë ankesë ndaj shërbimeve që i marrin, ose ndaj shërbyesve civil në komunë, që të paraqesin vërejtjet e tyre qoftë drejtpërdrejt ose me shkrim edhe në kushte anonimiteti përmes kutisë së ankesave që është e vendosur në hyrje të objektit të komunës,me qëllim të rritjes të efikasitetit në kryerjen e shërbimeve dhe marrjen e masave ndaj zyrtarëve që nuk janë në kryerje të detyrës zyrtare.

Me respekt, Valon Maliqi. Drejtor i Administratës së Përgjithshme

 
Top