Nnënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi ka takuar sot Grupin ndërsektorial për Aftësinë e Kufizuar, dhe përfaqësuesin e Caritas Kosova Arben Keka.
Ky takim u zhvillua me qëllim të përgatitjes së grupit për pjesmarrje dhe prezantim në konferencën e cila organizohet në Prishtinë me 22 korrik të këtij viti.
Kryesuesi i Grupit, drejtori për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale Agim Bucolli ka folur për takimet e mbajtura deri më tash dhe funksionimin e grupit në përgjithësi, ndërsa Arben Keka nga Caritas Kosova, ka folur për rëndësinë e prezantimit në këtë konferencë në Prishtinë.
“Konferenca ka për synim të grumbulloj komunat të cilat kanë bërë avansim në trajtimin e Personave me Aftësi të Kufizuara. Në këtë konferencë që organizohet nga CARITAS Kosova do të marrin pjesë përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, nga Komisioni Evropian, nga Ambasada Italiane dhe nga CARITASI Italian dhe nga komunat e Kosovës.
Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, ka kërkuar nga Grupi Ndërsektorial që të jetë i përkushtuar gjatë hartimit të plabnit të veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara.”Ne duam të hartojmë një plan veprimi që është një dokument i rëndësishëm, por jo të mbesim vetëm me plan në letër. Do të ishte mirë që grupi sa më parë të identifikoj të gjitha objektet që kanë nevojë për pjerrinat që ofrojnë për qasjen e përsonave me karrocë dhe të fillojmë me ndërtimin e pjerrinave.
Gjithashtu së bashku të shohim mundësitë që të aplikojmë në fondet e Komisionit Evropian për të krijuar kushte për vetpunësim të përsonave me aftësi të kufizuara përmes ofrimit të granteve. Lidhur me këtë falënderoj Caritas Kosova dhe Handikos për mbështetjen e një përsoni me aftësi të kufizuar i cili këto ditë u vetpunësua” ka thënë nënkryetari Matoshi.