Moti

Në kampin Bonsteel, sot u bë ndërrimi i komandës nga KFOR 19 në KFOR 20, në ceremoninë e organizuar të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve qendrore si dhe nënkryetari i komunës së Kamenicës, Fatmir Matoshi.
Komandanti i ri  i GLSHL-Koloneli Vernon Simpson deklaroi se situata e sigurisë në Kosovë është stabile.

"Ne të gjithë shpresojmë që ti përdorim shkathtësitë dhe përvojat tona nga karrierat tona ushtarake dhe civile për t’i këmbyer idetë dhe për të krijuar raporte të mira për të gjithë. Mbi të gjitha ne kemi kënaqësinë të jemi pjesë e këtij misioni të rëndësishëm duke kryer pjesën tonë të punës në asistencën tonë drejt krijimit të një Kosove stabile, demokratike, shumë etnike dhe paqësore", tha koloneli Simpson.

Ndërkaq komandanti i KFOR-it, Francesco Paolo Figliuolo në këtë ceremoni ka lavdëruar pjesëtarët e GLSHL dhe ka kërkuar që të vazhdohet me punën e njëjtë për ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt.

 
Top