Moti

Tre të arrestuarit në liqenin e Badovcit në dyshimin se ishin pjesëtarë të ISIS-it, dyshohet se kanë planifikuar të helmojnë ujin e këtij liqeni, nga i cili furnizohen gjysma e Prishtinës.
Dyshimin për këtë e kanë konfirmuar edhe nga ujësjellësi “Prishtina”.

Zëdhënësja e e Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku ka thënë për ORAinfo, se me rekomandimin e institucioneve të drejtësisë, kanë ndërprerë furnizimin me ujë të pijes nga liqeni i Badovcit.

“Pas arrestimit të tre personave, na është sugjeruar ta ndërpresim furnizimin me ujë të pijes. Furnizimi me ujë nuk do të lëshohet deri në momentin që Instituti i Shëndetit Publik të bëjë kontrollet”, ka thënë Mjeku. /ORAinfo/
 
Top