Dy nxënës të shkollës së mesme teknike “Andrea Dursaku” në Kamenicë, kanë marrë lëndime trupore në një përleshje e cila ka shpërthyer mes dy grupeve sot rreth orës 13:00 brenda oborrit të shkollës.
zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, toger Ismet Hashani ka thënë se, rasti është raportuar rreth orës 13:00 nga Drejtoria e Shkollës Teknike, ndërsa policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Policia ka kuptuar se dy grupe janë përleshur mes vete në shkollë ndërsa si pasojë e kësaj dy persona kanë marrë lëndime nga mjetet e forta”, ka thënë Hashani, duke shtuar se viktimat me lëndime janë dërguar në Spitalin Rajonal në Gjilan.
Policia është në kërkim të pesë personave të cilët dyshohen për përleshjen e shkaktuar. Me rastin është duke u marrë policia e stacionit në Kamenicë të cilët kanë intervistuar edhe dëshmitarë rasti.
Home
»
»Unlabelled
» Dy nxënës të lënduar në Kamenicë, pesë në kërkim