Moti

Para 40 minutash në një pritë, afër Zubin Potokut, janë plagosur tre policë të Kosovës të njësisë kufitare, marrin vesh burimet e Koha.net
.
Sipas informatave të fundit nga korrespondenti i Kohës Ditore në Mitrovicë, prita është bërë në fshatin Banjskë të Zubin Potokut dhe tre të plagosurit janë të nacionalitetit serb.

Në kohën kur ndodhi plagosja, policët ishin duke lëvizur me veturë.
Po këto burime theksojnë se njëri nga të plagosurit, polici Zhivorad Ivkoviq, ka qenë në konflikt me kontrabanduesin nga Zubin Potoku Slobodan Sovrliq i cili u lirua nga arresti pas presionit të qytetarëve serbë të kësaj komune.

Prita besohet të jetë bërë si hakmarrje.
Lajmin për plagosje e ka konfirmuar edhe një epror i lartë i Policisë së Kosovës që deshi të mbetet anonim.
 
Top