Moti

Në internet po qarkullon një bisedë telefonike e bërë më 18 mars në mes ish kryeministres së Ukrainës, Yulia Tymoshenko dhe ish zëvendës sekretarit të Këshillit për Siguri dhe Mbrojtje Nacionale, Nestor Shufrych.
Biseda zhvillohet lidhur me gjendjen në Ukrainë, kurse Tymoshenko nuk ka zgjedhur fjalët derisa i ka shpjeguar Shufrychit se si “duhet vrarë rusët e mallkuar”, transmeton Telegrafi.

Tymoshenko e ka vërtetuar autenticitetin e bisedës në Twitter, duke sqaruar se “kam thënë rusët në Ukrainë, nuk kam thënë të gjithë rusët. Hello FSB . Kërkoj falje për sharjet”.

“Është koha që të kapim armët në dorë dhe të vrasim ata rusë të mallkuar, bashkë me prijësin e tyre të q... Më vjen keq që nuk mund të jem atje tash dhe që nuk jam në krye të këtij procesi. Nuk do të kishin pasur asnjë shans që t’i lejoja ta marrin Krimenë. Do të gjeja mënyrë për t’i vrarë të gjithë. Shpresoj se do t’ia dalë që të tërheq të gjitha lidhjet që kam dhe t’i angazhoj në këtë proces. Do të shfrytëzoj të gjitha mjetet e mia që ta çoj botën në këmbë, kështu që Rusisë në fund do t’i mbetet vetëm toka e djegur. Duhet t’i vrasim me armë nukleare”, ka thënë Tymoshenko

Shufrych është dakorduar për të gjitha me Tymoshenkon duke shtuar se do të duhej t’i drejtohen organizatave ndërkombëtare të drejtësisë.


 
Top