Kompania multinacionale Coca-Cola e ka pranuar fshehtësinë e saj të madhe!
Presidenti i Coca-Colës për Amerikën Veriore, Sandy Douglas, ka pranua se ai e ruan vetën nga konsumi i madh i Coca-Colës për shkak të shëndetit. Në një kanaçe, të pijes më popullore në botë, ka gjashtë kokrra sheqer.
Është ironike se Douglas, për kompaninë që punon që 26 vjet, pranon se Coca-Cola mund të ndikojë në shëndet, kurse njëkohësisht i fton të tjerët ta konsumojnë.
Është e dukshme se Coca-Cola ka vendosur që ta ndryshojë imazhin për fajtorin kryesor të trashësisë tek amerikanët, pasi që para një viti edhe kreu i kompanisë për Evropë, James Queens, ka pranuar se ndikon në trashësi. Ai këtë e ka pranuar pasi që një gazetar e ka ballafaquar me faktin se vetëm në një kanaçe janë të shkrira gjashtë kokrra sheqer.
“Edhe ne duhet ta japim kontributin tonë në zgjedhjen e problemet të trashësisë. Me dekada marrim më shumë kalori sesa i shpenzojmë. Për këtë ne konsumatorëve iu japim informacione për kaloritë në ambalazh dhe i vendosim ato informacione edhe në reklama”, ka thënë James.