Nënshkruhet aneks marrëveshja për bashkëfinancim mes komunës së Kamenicës dhe Ministrisë së Infrastrukturës, për realizimin e projektit të asfaltimit të rrugës Topanicë – Dajkoc.
Vlera e parashikuar e realizimit të këtij projekti është 700.000.00 euro. Ministria përkatëse do ta financoj projektin me 630,000.00 euro ose 90% të vlerës së projektit, ndërsa Komuna e Kamenicës do të marrë pjesë në financim me 70,000.00 euro, ose me 10%. të vlerës së projektit.
Nënshkrues të kësaj marrëveshje janë Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota dhe kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani.
Me investimet e bëra nga Ministria e Infrastrukturës në komunën e Kamenicës dukshëm është përmirësuar infrastruktura rrugore. "Lidhjet me kryeqytetin e Republikës së Kosovës janë shtuar dhe shkurtuar, po ashtu edhe lidhja e fshatrave me qendrën komunale është përmirësuar dukshëm me ndërtimin e rrugëve të reja, si dhe asfaltimin e zgjerimin e atyre të vjetrave” tha Sinani për rajonipress.
Sinani falënderoi Ministrinë e Infrastrukturës që po vazhdon t`i mbështes projektet në komunën e Kamenicës.