Moti

Komuna e Kamenicës po vazhdon me përkushtim të madh në riparimin e të gjitha rrugëve lokale të dëmtuara nga të reshurat e shumta të shiut.

Angazhimi i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit ka bërë të mundur hapjen e shumë rrugëve lokale, pasi që shumë familje ishin të bllokuara pas dëmtimeve të rrugëve. Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi ka vizituar rrugën e Meshinës dhe Pirevës ku aktualisht po punohet që kjo rrugë të bëhet e kalueshme.

 “ Rruga deri në Meshinë tashmë është e përfunduar, ndërsa po punohet në hapjen e saj edhe për në lagjen Pireva ku jetojnë tri familje rregullisht dhe disa të tjera që vijnë këtu për të punuar tokën gjatë sezonës verore. Është një përkushtim i Kryetarit Sinani dhe i gjithë strukturave komunale që të gjitha rrugët të bëhen të kalueshme në një afat sa më të shpejtë.

 Ditëve të kaluara ne kemi bërë hapjen e rrugëve të bllokuara edhe në disa lagje të Strezocit, në një lagje në Tugjec, ndërsa pas kësaj rruge do të vazhdohet në Poliqkë, Velegllavë, Krenidell dhe në të gjitha lokalitetet ku ka dëmtim të rrugëve si pasojë e shiut të madh dhe vërshimeve që patëm” tha nënkryetari Matoshi.

Nënkryetari Matoshi ka thënë se punët rreth riparimit të rrugëve po përcillen me interesim nga Kryetari Begzad Sinani dhe po hapen me një angazhim të madh të stafit të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe drejtorit Faik Rexhepaj.



 
Top