Moti


Kuvendarët në seancën e sotme patën mjaft çështje për të debatuar ,për  15 pika të parapara të rendit të punës. Seancën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit z. Bajram Dermaku. Në seancë merrnin pjesë pos kryetarit të komunës Begzad Sinanit, drejtorët komunal, ekipi komunal i OSBE-së, shoqëria civile e mjetet lokale të informimit.

Kuvendarët i aprovuan  të gjitha pikat e parapara  për këtë seancë. Kuvendi komunal do të pasurohet duke i krijuar edhe  disa  komitete konsultative. U aprovua propozim vendimi  për formimin e komitetit  konsultativ për shërbime publike  nga këshilltarët  e Kuvendit komunal, si edhe  vendimi për shpalljen e konkursit  për komitetet  konsultative :Komiteti për planifikim, zhvillim lokal ekonomik  dhe ambient ,Komiteti për arsim kulturë, rini dhe sport dhe për persona me aftësi  të veçanta. Komiteti për shëndetësi, çështje sociale dhe emergjenca. Anëtarë të komitet për shërbime  publike , u propozuan gjatë seancës  nga  përfaqësuesit e  partive politike, si: Minivere Maka,(LDK) Arlinda Morina (PDK) Florim Demolli(AKR) Arsim Thaqi (VV) dhe Zekirja Sermaxhaj ( PD). Këshilltari Besnik Rrudhani,  propozoi që pikat 6,7,8  që kishin të bënin me :Propozim  vendimin   për miratimin e  ofertës  përzgjedhur  për menaxhimin me qira të vend gjuetisë së përbashkët, propozim vendimin  për përzgjedhjen  e ofertës lidhur me  dhënien e  pronësisë  komunale  në shfrytëzim me qira    për ndërtimin e një stalle , si dhe propozim vendimin ,për  përzgjedhjen e ofertës  lidhur me dhënien  e pronës  komunale  në shfrytëzim  me qira  të ish objektit të   vjetër  të sallës së Kuvendit komunal .Besniku , në emër të delegatëve të LDK-së deklaroi se  nëse nuk hiqen këto pika për të citat tha se nuk është kompetent Kuvendi, nuk do të marrin pjesë në debatim e as votim , por do ta lëshojnë  sallën e Kuvendit, ashtu edhe vepruan.

Delegatëve të LDK-së, iu bashkua edhe këshilltari i Vetëvendosjes Arsim Thaqi. Kur at a u kthyen në sallë, Kuvendi kishte miratuar edhe piken e  nëntë dhe të dhjetën. Ndërsa  kërkesa e QKMF-ës,   për aparaturë  komplete të rëntgenit u aprovua pa kundërshtime . Diskutime  të shumta  krijoi  projekt marrëveshja për integrimin e kompanisë higjienike  të Kamenicës  me  kompaninë regjionale “Eco -Higjiena” me seli në Gjilan, nga e cila ishte nda  para dy vitesh me vendim të këtij Kuvendi. Disa këshilltarë  e konsideruan  integrimin si jo të favorshëm për komunën tonë.Kryetarit tëi komunës  i’u  dashtë që disa herë të jap sqarime për arsyet  dhe domosdoshmërinë  e këtij integrimi , duke i arsyetuar përfitimet  do të jenë në shërbime cilësore . Ai tha  se  për dy vite  që  ishte shpallur e pa varur kompania nga  “ Eko- Higjiena”  sa probleme  ka ndalur edhe  nuk ishte përmisuar shërbimi, nuk janë kryer shumë obligime , si edhe ato ndaj ATK-së, nuk ka pasur xhirollogari të vetën e probleme tjera . Kuvendi aprovoi edhe kërkesën e komitetit për komunitete , për organizimin e një punëtorie  në Shqipëri , për përgatitjen e planit punës  së këtij komiteti për vitin 2015.
 
Top