Moti


Shqiptarët nuk lejojnë kthimin e serbëve në Mushtisht (FOTO)

Mbi 300 banorë të fshatit Mushtisht kanë bllokuar rrugën në qendër të fshatit dhe kanë ndaluar autobusët e mbushur me serbë që dojnë të kthehen në fshatin Mushtisht. ​
Autobusët kanë ardhur në ora 8:00 dhe ende nuk kanë mundur që të hynë në fshat.
Protestuesit po bllokadën po e shoqërojnë më thirrjet : “UÇK, UÇK…”, “Nuk ka kthim pa transparencë”, “Ku janë të pagjeturit e Mushtishtit”,”Mushtishti nuk ka vend për kriminela”.

Përkundër përpjekjes së komandatit të policisë, Arsim Berisha për të biseduar me organizatorët, ata nuk po pranojnë, shkruan  TherandaPost.


16 Familje serbe dëshirojnë të kthehen në fshatin Mushtisht
Randžel Mitič – perfaqësues i serbëve të Mushtishtit ua dorzoi listën e 16 familjeve serbe të cilat dëshirojnë të kthehen në Mushtisht. Këtë listë ua dorzoi Kryetarit të Komunës Sali Asllanaj dhe përfaqësusesit të kryesisë të fshatit z.Shaqir Mala duke deklaruar se ” Ka 13 vite që kjo çështje e kthimit nuk po përfundon. Po sillemi në rreth dhe ende nuk është ndertuar asnjë shtëpi dhe asnjë serb nuk është kthyer. Ne tani jemi të gatshëm të kthehemi”.

Asllanaj u tha se ” Nuk varet gjithçka prej meje, megjithatë kjo duhet të realizohet sepse është e drejtë e juaja themelore por që me kohë besoj të realizohet ky synim.

Gjithashtu për Theranda Post deklaroi se ” U pa interesim jo i madh meqë ishin prezent pak banorë të fshatit Mushtisht që si duket ende nuk janë të gatshëm të ballafaqohen me të kaluarën. Ky takim u organizua nga IOM, Ministria për Kthim dhe Komunitete dhe Komuna e Therandes.

Nga përfaqësusesi i IOM-it u deklarua se ekziston një fond prej 4 milion eurove nga BE-ja te cilat do të shfrytëzohen për ndërtimin e shtëpive dhe pakove ushqimore. Kjo shumë është në kuadër të resurseve të cilat do të sigurohen për kthimin e serbëve në vendbanimet e tyre.





 
Top