Moti

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic dhe deputetët në Kuvendin e Kosovës, Jasmina Zivkovic dhe Sasa Milosavljevic, sot kanë vizituar banorët e fshatit Ajnovce të komunës së Kamenicës dhe Kishën e Shën Maria Magdalena, së bashku me shtatëdhjetë besimtarë që morën pjesë në liturgjinë solemne dhe procesion, i shërbyer nga prifti Dalibor Kojic.

Jevtic, në portën e Kishës Shën Maria Magdalena, ka përmendur se ai ishte i sigurt se zgjedhjet e reja në Kosovë nuk do të ketë dhe se nëntë deputet të komunitetit serb do të jenë faktor vendimtar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Ndërsa ish-kreu i grupit parlamentar të Partisë së Pavarur Liberale dhe deputeti aktual Sasa Milosavljevic, tha se krijimi i një Gjykate Speciale është kushtetuese.
"Përbërja e fundit e Kuvendit të Kosovës ka vendosur tashmë për themelimin e Gjykatës Speciale dhe kjo është absolutisht kushtetuese", tha Milosavljevic.

Ministri duke përgëzuar nikoçirin Dragisa Saviç për festën tha se kanë mundësitë që tu ndihmojnë banorët e kësaj ane.

"Ne kemi qenë të kënaqur për të pranuar ftesën e banorëve të fshatit Ajnovce që të jemi këtu, dhe kjo është kënaqësia jonë që të jemi në mesin e këtyre njerëzve. Unë nuk jam këtu për herë të parë. Ne së bashku me njerëz para Ministrisë dhe udhëheqësit lokalë kishim mundësinë për të ndihmuar njerëzve këtu dhe kjo do të vazhdojë", tha ministri.

Ndërsa Jevtic dhe deputetët në fund të vizitës në Ajnovce kanë vizituar edhe banorin më të rrezikuar të këtij fshati, Mladjan Paunovic, i cili atyre ju tregoj që aq shumë vështirë jeton, aq sa nuk ka për të ngrënë.

Jevtic edhe ka ndihmuar familjen e Paunovic me ndihma ushqimore dhe ka thënë se kjo është vetëm një formë e ndihmës që kanë bërë, sepse sipas tij që nga dita e djeshme kishte dëgjuar për këtë familje. Ai tha se në të ardhmen do ta mbështesin edhe më tej me atë se çka u nevojitet.

 
Top