Moti

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ka bërë të ditur se patrulla e tyre në terren policia e stacionit te Kurshumlise kane hasur ne një numër të madh të shqiptarëve , që i prenë pyje në rajonin e fshatit Orlovac-Matarove, në komunën e Kursumlija, raporton B92.

Ky aktivitet është vërejtur në dhjetë ditët e fundit, shkruhet në arktikull.

"Në ushtrimin e kompetencave të policisë, shumë njerëz kane hapur zjarr ndaj oficerëve te policisë. Ka pasur një shkëmbim zjarri, në të cilin një shqiptar është i plagosur, ndërkohë që nuk ka viktima në mesin e policëve," tha Ministria e Brendshme te Serbisë.

Hetimi është në vazhdim. Në vend te ngjarjes janë anëtarë të stacionit policor Kursumlija dhe xhandarmërisë.
Indeksonline ka tentuar të e konfirmoj këtë edhe nga pala kosovare, por deri më tani nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tilë.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi në prononcim për Indeksonline, deklaron se ai është i pa informuar për ëktë rast.
“Mua s’më kanë informuar për këtë rast. Pyteni policinë”, tha shkurt Rexhepi.

Këtë nuk ka mundur ta konfirmoj as zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu.

“Deri më tani nuk mundem me thanë asgjë. Këto janë informata që vijnë nga shteti përkatës. Dhe mund që më vonë apo edhe nesër kjo të konfirmohet, por që për momentin nuk ka asgjë”, tha Sadriu.

 
Top