Shkruar nga: Besa Morina
Pothuajse të gjithë kohët e fundit e pyesim veten dhe të tjerët,çfarë po ndodh me rininë tonë?Nga çka po shtyhen që po i bashkangjiten një lufte në vend të huaj?Pse?
Mund të them padyshim se një pjesë e përgjigjes fshihet mu në ekonominë e vendit tonë,qështje të cilës asnjëherë nuk i’u dha rëndësia e merituar!
Qfarë të bëjë një i ri i papunë prej shumë të tillëve, i cili nuk din se me çka ta filloj e me qfarë ta përfundoj diten!Rruga e vetme e tij mbetet që të gjejë qoftë mjete sa për një pije të një kafiterie dhe të dal e të kaloj kohën me shokët e tij të shumtë e në të shumtën e rasteve me biseda të kota.
Natyrshëm që disa prej tyre rastisin të bisedojnë edhe për luftën që po zhvillohet në shtetin e Sirisë dhe normalisht të tillët për shkak të kohës së tepërt që rrjedh nga papunësia, arrijnë dhe të binden se një gjë të tillë duhet dhe ta bëjnë.
Pavarësisht formave dhe mjeteve me anë të të cilave binden këta të rinjë, gjithsesi nënkuptohet që në shumicën e rasteve hapat fillestar rrjedhin nga papunësia në vend, nga gjendja e rënduar ekonomike e cila padyshim që manifestohet me gjendje të rënduar psikike e gjendje të turbullt mendore.
Në këto situata një i ri i pafajshëm nuk mund të mendoj kthjellët, i mërzitur nga kjo jetë e varur nuk arrin që më të dallojë të mirën nga e keqja dhe manipulohet shumë më lehtë.Po të kishim një gjendje më të avancuar rinia jonë nuk do të ishte viktimë e interpretimeve të ndryshme të islamit ose e qfarëdo qështjeje tjeter sepse nuk do të kishin kohë të dëgjonin versione të ndryshme.
Tani jemi thelluar në këtë gjendje,sot ekziston pasiguria në çdo ambient qoftë familjar apo institucional!Shumë nëna flenë me frikën se në mëngjes nuk do t’i gjejnë të fjetur djemtë e tyre e disa siq po ndodh edhe fëmijët e tyre!
Pse o shteti jonë e ndihmove këtë tragjedi të shoqërisë?Qfarë mendoje kur flitej se shumë të rinjë kanë humbur rrugën me ndihmën tuaj, pse nuk na vlerësuat?!Mos kërkoni fajtorin sepse në mesin e tyre jeni edhe ju madje në kulmin e kësaj qështjeje!
E tash…??? Tash po pësojnë ata që më së paku e merituan, ata që prisnin zgjidhje më të mira për jetën, por më u lodhën nga kjo pritje e pafund.Nuk di si mund të flini natën ju udhëheqësit tanë, kur ndihmuat një kaos të tillë.Tash gjejeni ilaqin e kësaj sëmundje të pashërueshme kur gjithqka mund të shërohej pa intervenime,ashtu siq ndihmuat që ky virus të hyjë në gjakun e çiltër!
Gjejeni…