Asamblisti komunal nga partia PD sot gjatë seancës së kuvendit komunal ka kërkuar riparimin (ndërrimin) e hekurave mbrojtës të urës, në hyrje të qytetit të Kamenicës nga Lagja Iliria (afër Cankit)
I kontaktuar nga Tvkamenica ai tha se kjo ide i ka pëlqyer kryesuesit dhe shumicës asamblistëve edhe pse nuk u fut në rend dite, kjo çështje mbet të shqyrtohet në ditët ne vazhdim.....
Teksti i plotë dhe i pa edituar
Kryesues ,i nderuar Kryetar, të nderuar koleg këshilltar komunal Jemi dëshmitar qe janë bërë disa investime dhe ndryshime në qytet pas luftës ,mirëpo dua ta ngris një vërejtje të qytetarëve dhe timin personal, me rrethojat e hekurit tek ura ne hyrje te qendrës se qytetit qe i përket ish Jugosllavisë dhe janë shuma të vjetra dhe janë shkatërruar, e që po i jep qytetit një pamje jo te mirë.
Mendoj që ka ardhur koha që ato tëe largohen dhe te zëvendësohen me një konstruksion të hekurit me një projekt të bukur e që do të ia jepte një pamje shumë të bukur qendrës dhe qytetit, sepse ajo urë është shumë e frekuentuar nga kalimtaret dhe mysafir të ndryshëm që e vizitojnë qytetin tonë