Njësiti i hetimeve të DHTN-së, së bashku me njësi tjera policore kanë realizuar një kontroll në fshatin Koretin në një shtëpi dhe objektin përcjellës, me ç’rast është gjetur sasi e marihuanës.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar: D.K.lindur me 1995 m/sh/k, F.J. lindur me 1991 m/sh/k
Të dyshuarit e arrestuar dyshohet të kenë kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, të cilët me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë, njofton policia e Kosovës
Substanca e gjetur narkotike e llojit marihuanë ka rezultuar të jetë me peshë totale 968.3 gramë.