Moti

Fisnik Kastrati zyrtarë komunal tha se në kuadër të zbatimit të planit të punës së KKSB-së, për muajin Gusht 2014, në fushën e dytë të këtij plani kemi pasur aktivitete të ndryshme si ato të takimeve me qytetarë në lokalitete të ndryshme të komunës.

“Në këto takime do të rritet vetëdijesimi i qytetarëve për natyrën e krimeve, brengat e qytetarëve” ka thënë Kastrati etj.

Sinani kërkoi që pas aprovimit të rendit të ditës që anëtarët e KKSB-së t`i ngrisin shqetësimit apo mendimet e ndonjë çështjeje nëse ata kanë për të diskutuar.

Fisnik Kastrati zyrtarë komunal tha se në kuadër të zbatimit të planit të punës së KKSB-së, për muajin Gusht 2014, në fushën e dytë të këtij plani kemi pasur aktivitete të ndryshme si ato të takimeve me qytetarë në lokalitete të ndryshme të komunës.

“Në këto takime do të rritet vetëdijesimi i qytetarëve për natyrën e krimeve, brengat e qytetarëve” ka thënë Kastrati etj.

Gani Huruglica, zv Komandant i Stacionit Policor në Kamenicë tha se një pjesë e brengave i takon edhe Policisë së Kosovës, kemi pasur pesë takime me qytetarë në lokalitete të ndryshme të Komunës.

“Në këto takime ka pasur implementim të planit të punës së KKSB-së, si dhe shqetësime qytetarët kanë paraqitur e që duhet intervenuar në rastet e vendosjes së policit të shtrirë afër shkollave, qentë endacak dhe lypsarët në rrugë.

Problem tjetër që është diskutuar në KKSB është edhe prerja ilegale e pyjeve në vendet rurale.

”Kemi plane operative dhe kemi shprehë gatishmërinë t`i dalim në ndihmë qytetarëve, tek eksploatimi i rërës në sektorin tre Desivojcë dhe Lajqiq, qytetarët janë revoltuar dhe kërkojnë nga ministria ta rregullojnë këtë çështje, pasi është gropuar toka dhe nuk është kthyer në gjendjen e mëparshme, ku kemi pasur edhe humbje jete të njerëzve dhe nuk dëshirojmë që një gjë ë tillë të ndodh më”.

Shqetësim tjetër kishin edhe përfaqësues të tjerë të KKSB’së ku sekretari i Bashkësisë Islamë në Kamenicë Milaim Behluli si shqetësim ngriti edhe çështjen e lypsarëve, që ata vinë në çdo Xhami dhe kërkojnë para, po ashtu gjatë faljes së Xhumasë janë dikur 7 apo 8 veta që edhe pengojnë hyrjen e xhematit në xhami.

Kryetari Sinani falënderoi për mendimet e shtruara në këtë takim, për diskutimet dhe problemet që i shqetësojnë qytetarët e komunës së Kamenicës, po ashtu probleme madhorë që i shqetëson qytetarët në gjithë Kosovën e që janë, qentë endacak, problem që ende nuk ka zgjidhje prerja e drurëve ilegal, çështja e kufirit kohëve të fundi që ka patur edhe incidente në disa pika kufitare, por të mundohemi që një gjë e tillë të mos ndodh edhe në vendin tonë ka thënë Sinani./rajonipress/

 
Top