Zyra komunale e informimit shkruan se bashkëpunimi i vazhdueshëm në mes të Komunës kryetarit Begzad Sinani dhe Kforit do të sjellë rezulatet në hapjen, rregullimin e rrugës Poliçkë - Dragoc - Desivojcë.
Kryetari i Komunës Begzad Sinani së bashku me drejtorin e Urbanizmit Ilir Kastrati, inxhinierët e Urbanizmit dhe inxhinier të Kforit turk kanë vizituar rrugën për të parë nga afër këtë rrugë.
Kryetari Sinani tha " Do të permbyllë me sukses brenda mandatit, të gjitha premtimet para qytetarëve. Falenderoj Komandantin e KFOR - it Sektorin TURK Gjen. MUSTAFA IHSAN TAVAZAR shkruan zyra komunale e informimit
Sot së bashku me KFOR - in Sektorin TURK dhe inxhinier, ishim në inspektim për fillimin e hapjen e rruges Poliçkë - Dragoc - Desivojcë e cila do të filloj te hapet brenda 15 ditësh.
Bashkepunimi i mirë dhe standart me KFOR - in do të hap këtë rrugë që do të lidh
rrugën Kamenice - Kopërnice - Hogosht - Poliçkë - Desivojcë dhe do të ju mundësojë qytetarëve të disa fshatrave mundësi për lëvizje dhe kalim të rrugës drejt qytetit të Kamenicës.
Falenderojmë KFOR - in, Sektorin TURK
që ka shpreh gatishmerinë që në bashkëpunim me Komunën të bëjë hapjen e kësaj rruge " tha kryetari Begzad Sinani.