Moti


Zyra komunale e informimit njoftin se kryetari i Komunës Begzad Sinani dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Kamenicë sot nënshkruan marrëveshjë për financimin e shpenzimeve të varrimit për të gjithë qytetarët e komunës së Kamenicës.

Kryetari Sinani në fjalën e tij tha se “ Përgëzoj kryetarin e Bashkësisë Islame në Kamenicë dhe të gjithë qytetarët e komunës së Kamenicës për arritjen e kësaj marrëveshje që do të prek të gjithë qytetarët për çdo rast të vdekjes së anëtarit të familjes nuk do ta ketë më barrë mbulimin e shpenzimeve të varrimit sepse nga dita e sotme këtë do ta mërr përsipër komuna e Kamenicës dhe Bashkësia Islame në Kamenicë” tha kryetari Begzad Sinani.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Kamenicë ef.Bejtullah Hashani pas nënshkrimit të marrëveshjes tha se falenderojmë kryetarin e Komunës z.Begzad Sinani, Kuvendin Komunal dhe stafin e tij për bashkëpunimin e treguar, me këtë marrëveshje ne si KBI i ofrojmë qytetarëve një shërbim pa pagesë që do të jetë lehtësim për të gjithë qytetarët e besimit Islam që jetojnë në komunën e Kamenicës ”.

Komuna e Kamenicës do të vazhdojë me këtë bashkëpunim me Bashkësinë Islame edhe në sektorë të tjerë në shërbim të qytetarëve.

 
Top