Moti

Hakerat kanë vjedhur ”passwordët” e gati dy milionë llogarive në Facebook, Google, Twitter, Yahoo dhe faqeve të tjera, sipas një raporti të publikuar këtë javë. 

Sulmi masiv i vjedhjes së të dhënave ka ardhur si pasojë e një softueri, i cili është instaluar qëllimisht në një numër të paqartë kompjuterësh, në të gjithë botën, theksojnë studiuesit e sigurisë kibernetike të kompanisë “Trustwave”.

Ky softuer ka vepruar gjatë muajit të kaluar dhe ka dërguar të dhënat e përdoruesve në një server të kontrolluar nga hakerat. Disa ditë më parë, studiuesit e “Trustwave” gjurmuan serverin dhe e lokalizuan diku në Hollandë. Ata zbuluan se janë vjedhur të dhënat e më shumë se 93.000 personave, përfshirë;

318,000 llogari në Facebook
70,000 llogari në Gmail, Google+ dhe YouTube
60,000 llogari në Yahoo
22,000 llogari në Twitter
9,000 llogari në Odnoklassniki, rrjet social rus
8,000 llogari në ADP
8,000 llogari në LinkedIn
06 Dhjetor 2013
 
Top