Studimi i fundit tregon se pirja e ujit me gota dhe shishe plastike shkakton dhimbje koke. Bisphenol A (BPA) tashmë është i lidhur me një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë obezitetin, infertilitetin dhe sulmet në zemër.
Studimi i fundit i publikuar në revistën “Shkenca Toksikologjike” , tregon se plastiket shkaktojnë dhimbje koke dhe efekte të tjera negative, që prekin 1 në 7 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar.
Hulumtuesit sugjerojnë njerëzit që vuajnë nga Migrena, që të kufizojnë përdorimin e shisheve, gotave, apo gjithçka tjetër që është plastike.