Të gjithë të pandehurit, janë deklaruar të pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohen nga Prekuroria e EULEX-it.
Avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci ka kërkuar nga trupi gjykues që klienti i tij të lirohet për disa orë që ta bëj betimin para asamblesë komunale të Skenderajt, pasi është rikonfirmuar kryetar i kësaj komune në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura me 3 nëntor. Kryetari i trupit gjykues Dariusz Sielicki ka thënë se për çështje do të marrë vendim në ditët e ardhshme.
Seanca fillestare e radhës vazhdon pas një muaji pas paraqitjes së provave nga pala mbrojtëse. /Kosovapress/