Moti


Institucionet e Kosovës në fillim të javës së ardhshme do të fillojnë me lëshimin e letërnjoftimeve biometrik, duke e arritur kështu edhe një standard tjetër që e përafron Kosovën ne vendet e Bashkimit Evropian.

Nëpërmjet një komunikate për medie, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se të hënën (6 nëntor) do të ndahen letërnjoftimet e para biometrike për qytetarë të Kosovës.

“Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të hënën, më 9 dhjetor, në ora 11:00, do të mbahet ceremonia e lëshimit të letërnjoftimeve të para biometrike. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë, Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, dr. Peter Blomeyer dhe ministri i Administratës, Publike, Mahir Yagcilar.

Lëshimi i letërnjoftimeve biometrik, përveç se e rrumbullakon procesin e dhënies së dokumenteve “të besueshme”, dhe bënë që Kosova ta ketë plotësuar edhe një standard, gjithashtu do t’i mundësojë kosovarëve që të lëvizin në shtetin fqinjë, Maqedoni, vetëm le letërnjoftim, dhe jo me pasaportë siç bëhet tash për tash.

Siç dihet, institucionet maqedonase kaherë kanë paralajmëruar se në raport me kosovarët nuk do t’i kërkojnë pasaportat në pikat kufitare vetëm atëherë kur ata do të kenë letërnjoftime biometrike.
Aktualisht me të gjitha vendet tjera fqinje, përfshirë edhe Serbinë, kosovarët udhëtojnë vetëm me letërnjoftime.(Indeksonline)
06 Dhjetor 2013
 
Top