Moti



Një student i Universitetit të Prishtinës Hasan prishtina në redaksinë tonë ka shkruar siç thotë ai një padrejtësi në lidhje me mos respektimin e orarit të punës. 
Edhe pse ky student ka udhëtuar mbi 100km për të arritur me kohë, zyrtarët e kanë lëshuar punën 15 minuta më herët duke i thënë “çka në kofshi lodhë, pritni”





Ne vazhdim paraqesim Tekstin e pa edituar për shkak të origjinalitetit të studentit i cili dëshiron të jetë anonim 


Sot më datë 27.02.2015 isha në Fakultetin Juridik -Universiteti "Hasan Prishtina" për ti kryer procedurat e regjistrimit të semestrit Verorë,  procedura këto bajagi Burokratike (e dimë të gjithë). 
Edhe pse ju kamë "Nënshtruar" këtyre procedurave ku kishte grumbull masiv të studentëve duke pritur në radhë prej orës 08:00 në mëngjes, dhe diku rreth orës 11:45 mezi erdha në radhë, pastaj Zyrtari a Referenti s’pe di çka me i thanë , shumë thjesht më tha se "U kry mo nuk pranoj" kinse koha e pauzës filloj, a qartë shihej se pauza fillon prej  12:00 deri 13:00) dhe kështu na la me gishta në gojë të gjithë  studentëve që ishim aty duke pritur
Tentova të ja shpjegoj se jemi lodhur, kemi udhëtuar nga 100km, plus kemi pritur nga ora 8:00, dhe atë e luta si "për gjak" vetëm puno sipas orarit nuk po kërkoj ndonjë lëshim, thjesht  respekto orarin, por i njëjti ma ktheu kështu: "Çka në kofshi lodh pritni"

Tash a i “Grahum” pak Shqip :O popull ky Universitet nuk e meriton emrin e heroit tonë kombëtar "Hasan Prishtina" po unë me plot përgjegjësi tash e tutje ja lë emrin Universiteti "Jeseph Stalin" sepse po na trajtojnë si qen,  Demotivim total.
Po marre ju koftë o Stafi AKADE-MUT dhe Hijena, Administratë o ju mbledhës të Haraqit a është kjo fundosje e krejt gjeneratës që pritet me ngrit këtë shtet, që e hëngrët krejt he Zoti ju vraftë.
 Po ju bëj apel të gjithëve shkruani në media sepse veç kjo na ka mbet, bile “shpalojani” marren  Diktatorëve e Shërbëtoreve të OZNA-s dhe UDB-s

 
Top