Gjatë seancës së sotme ku është ekzaminuar dëshmitari Shpend Qerimi, në rastin e pjesëtarëve të njësisë speciale të Ferizajt, Enver Sekiraqa, ka kërkuar përsëri veturë luksoze për transfere nga burgu në seanca. Prokuroja Maria Bamieh ka mbështetur kërkesën e Sekiraqës, por kjo është hedhur poshtë nga Kryetarja e Trupit Gjykues Maria Adamska-Gallant.
Sekiraqa ka kërkuar një veturë luksoze me arsyetimin se nuk dëshiron të transferohet me furgon si të burgosurit tjerë për shkak se vetura të tilla po i shkaktojnë ‘mundime’, por Anna Adamska-Gallant kryetare e Trupit Gjykues ka qenë kategorike në refuzimin e këtij privilegj.
Adamska-Gallant i ka thënë Sekiraqës se ai mund të jetë mësuar me vetura të tilla,por ka theksuar se përderisa ajo është duke e udhëhequr këtë proces nuk do të ketë standarde të dyfishta, pra që dikush të trajtohet në mënyrë të veçantë, bëjnë të ditur burime të Express.
“Është në zgjedhjen tuaj nëse doni të merrni pjesë ose jo, por nuk mund ta kushtëzoni këtë me veturë. Nuk jeni i obliguar të vini në seancë,nëse nuk mund të vini me furgon ashtu si transportohen të gjithë të burgosurit tjerë” ka thënë Gjykatësja.
Ndaj këtij reagimi ka ndërhyrë Prokurorja Maria Bamieh e cila i ka dalë në mbrojtje Enver Sekiraqës duke arsyetuar kërkesat e tij. Ajo ka thënë se nëse një trajtim i tillë i lejohet Sami Lushtakut, duhet t’i mundësohet edhe Sekiraqës. /express/