Moti

Vajzat e moshës 12-13 vjeçe janë të angazhuara gjithnjë e më shumë në prostitucion. Për shërbime seksuale ato kërkojnë 500 dinarë (4.21 euro), ndërsa disa prej tyre ofrojnë shërbime orale për një byrek dhe një kos.

Siç thonë nga policia e Novi Sadit, ata janë të pafuqishëm, sepse edhe kur i kapin prostitutat e reja, nuk kanë asnjë bazë ligjore për t’i mbajtur ata në burgim.

“Praktikisht këta vajza janë të moshës 12 ose 13 vjeçe, të cilat duhet të jenë në shkollë fillore.

Ndodh shpesh që klientët e tyre nuk i paguajnë ato, ose edhe i rrahin. Për favore seksuale, mesatarisht, duan 500 dinarë”, i tha gazetës “Informer”, bashkëbiseduesi nga policia,

Sipas tij, policia haset në shembuj të tmerrshëm se si prostitutat e mitura ofrojnë seks oral për një mëngjes të thjeshtë - për një byrek dhe një jogurt.

“Ne kishim një rast që vajzat e mitura shesin trupat e tyre për byrek dhe kos. Është e vërtetë. Dhe, gjithashtu, një vajzë shtatzënë në muajin e shtatë të shtatzënisë, ofron seks oral për klientët për një mijë dinarë”, tha ai. /TetovaSot/

 
Top