Moti

Kryetari i AKR në Kamenicë Fatmir Matoshi, para disa muajsh pati paralajmruar se gjatë qeverisjes edhe mund të ketë ndryshime në sektor të caktuar dhe këto ndryshime tani më kanë filluar.

Sot është emëruar drejtori i ri i Shëndetësisë dhe Mirqenies Sociale Agim Bucolli.

Ky emërim është bërë pasi që drejtoresha Aishe Morina ka dhënë dorëheqje nga pozita që e ka mbajtur 11 muaj.

Kryetari i AKR-së që është edhe nënkryetar i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi ka thënë për “TV Kamenica” se është i knaqur me punën që e ka bërë Aishe Morina në këtë post dhe se pret që drejtori i ri të jetë sa më aktiv dhe i përkushtuar në punët e detyrat e tij.

Ndërsa lidhur me ndryshimet e tjera të mundshme ai nuk ka thënë qartë se a do të ndodhin. “ Kemi pasur një dakordim të plotë Brenda strukturave të AKR-së për emërimin e drejtorit të ri dhe ai e ka mbështetjen e plotë të gjithë udhëheqjes së partisë, ndërsa gjatë punës sonë të mëtejme ne do të vlerësojmë momentet dhe nevojat eventuale për të rifreskuar qeverisjen me të vetmin qëllim që qytetërt të jenë në qendër të vëmendjes për ekzekutivin pasi që jemi të përkushtuar tu shërbejmë atyre sa më mirë që mundemi.

Falënderoj Kryetarin Begzad Sinani për bashkëpunimin gjatë tërë këtij procesi” ka thënë përmes telefonit nënkryetyari I komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi për "Tvkamenica"

 
Top