Sipas disa informatave të qytetareve që kanë shkruar në redaksinë tonë, inspektorët sanitar komunal në Kamenicë, gjatë një inspektimi të disa shitoreve dhe qendrave tregtare kanë gjetur produkte ushqimore në masë të madhe me afat të skaduar!
Ne kontaktuam me z.Faton Jakupin Drejtor i drejtorisë së shërbimeve publike dhe inspektoratit, i cili na konfirmoi aksionin, por jo edhe rastet ku dhe tha : aksioni është duke vazhduar, dhe javën tjetër ju mund ti merrni informatat nëse është gjetur apo jo ushqim me afat të skaduar dhe detajet tjera.