Moti


Kryetari i Komunës së Kamenicës, z. Begzad Sinani, mori pjesë në vënien e gurëthemelit të shkollës së re në fshatin Roganë.

Me këtë rast, Sinani tha se arsimi është një nga prioritetet e komunës tonë.
“Falënderoj Zyrën e BE-së në Kosovë dhe përshëndes z. Christofer Shok për investimin në këtë projekt që ka qenë një kërkesë e kamotshme, pasiqë në shkollën aktuale, mësimi zhvillohet në tri ndërrime dhe është shumë i ngarkuar.

Kam kënaqësinë që në emër të qytetarëve të Komunës, t’i uroj nxënësit dhe mësimiëdhënësit për këtë projekt madhor”, ka thënë ai.

Ndërkaq, z. Christofer Shok, falënderoi kryetarin Sinani për bashkëpunim në fillimin e këtij projekti.
Ai tha se BE mbetet e përkushtuar që të krijojë kushte sa më të mira për institucionet e Kosovës, e më konkretisht në sferën e arsimit, si një nga faktorët kryesorë për ndërtimin e shtetit.

Ky objekt shkollorë ka hapësirë 2400 m2, ku përfshihet salla e sportit, kabinetet dhe është një objekt me standarde evropiane. Ai do të kushtoj afër një milion euro.
Kjo shkollë pritet të jetë e gatshme për nxënësit nga shtatori i vitit të ardhshëm.



 
Top