Moti


Kryetari i komunës z. Begzad Sinani, mori pjesë në debatin e organizuar me qytetarë në fshatin Topanicë, ku u diskutuan punët që janë kryer deri tani në këtë fshat dhe nevoja e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, në realizimin e kërkesave të qytetarëve.

Kryetari i Këshillit Lokal, z. Rexhep Morina, duke falënderuar për bashkëpunimin e deritashëm, prezantoi nevojat e qytetarëve të Topanicës para kryetarit të komunës.

Ndër to, si një nevojë e menjëhershme u paraqit problem i furnizimit me ujë të pijshëm.
Kryetari Sinani, falënderoi qytetarët që ishin mbledhur në këtë debat, duke vlerësuar lart gatishmërinë e qytetarëve të Kamenicës, si një fshat i organizuar e solidar.

Njëherit, kryetari Sinani bëri të ditur se komuna do të financojë hapjen e një pusi në fshatin Topanicë.
“Kontributi juaj si fshat për komunën, mbetet në një nivel të lartë që ne e cmojmë. Gjithashtu edhe bashkëpunimi për cdo projekt, gjithmonë ka qenë i madh.

Me problemin e furnizimit të ujit të pijshëm në fshatin tuaj, jam njoftuar para pak kohësh. Andaj do të fillohet menjëherë me procedurat për projektin e hapes së një pusi për ujë të pijshëm, duke vlerësuar se ky hap është një hap i domosdoshëm”, tha vec tjerash kryetari Sinani.
 
Top