Moti


Komuna e Kamenicës kohë më parë i ka dërguar përmes nënkryetarit të Komunës Fatmir Matoshi, një kërkesë fondacionit IPKO për të pajisur me komplete lodrash disa shkolla të Kamenicës.

IPKO e ka pranuar këtë kërkesë dhe i ka sjellë tri komplete lodrash. Nënkryetari Fatmir Matoshi e ka falënderuar IPKO-n dhe drejtorin e Administratës Valon Maliqi i cili e ka menagjuar këtë projekt.

Nënkryetari Matoshi përmes Fb ka dhënë detaje për projektin.”Sot realizuam pjesën përfundimtare të projektit me Komapninë IPKO, e cila dhuroj një komplet lodrash edhe për SHMU “Rexhep Mala” në Topanicë.

Në kuadër të këtij projekti lodra u dhuruan edhe në Busavatë dhe Krilevë, poashtu gjashtë nxënës kamenicas kanë përfituar nga aparat telefonik për esse-të që i kanë shkruar, ndërsa tri shkolla përfituan nga një abonim njëvjeqar të pakos Junior.

Sot ishte ditë e bukur edhe për fëmijët në shkollën “7 Shtatori” në Krilevë.  Së bashku me Asambleistin Florim Demolli, drejtorët Agim Shkodra, Valon Maliqi e Qamil Qehaja, dërguam një kompleks lodrash – donacion nga Fondacioni IPKO për fëmijët e kësaj shkolle.  Faleminderit IPKO” ka shkruar nënkryetari Matoshi

 
Top