Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah bin Abdulaziz Al Saud, ka vdekur në moshën 90 vjeçare, raportoi televizioni shtetëror arab të premten në mëngjes, sipas kohës lokale, ndërsa fronin e tij e trashëgoi i vëllai Salman.
Mbreti Salman menjëherë e thirri familjen mbretërore për t’i bërë nderimet e besnikërisë Muqrin-it si princ trashëgimtar.
Mbreti Abdullah ka qenë i shtruar në spital tash e disa javë pasi vuante nga një sëmundje e mushkërive.
Televizioni arab ka nisur programin e tij me recitimin e ajeteve Kuranore të cilat shpesh sinjalizojnë vdekjen e një zyrtari të lartë. Transmeton kallxo.com