Moti

Shkruar për "Tvkamenica" nga Gani Sadiku

Qështja më e rëndësishme e një vendi pa dyshim është ekonomia. Por si mund të jetë ekonomia e një vendi të dominuar nga biznesmen të papërgjegjshëm e të pa përmirësueshëm, kur aty ende mungon rregullimi shtetëror, që do ta pengonte monopolin duke i bërë konkurrentë dhe të barabarta bizneset e një vendi.

 Furnizimi me miell të krundeve, ose të himeve, nga kompania “Devolli”, nuk është fillimi as fundi i dallavereve dhe i kapjes së shtetit nga njerëzit e fortë që mbështeten nga "komandantët" e politikës. 
Kjo s'mund të quhet ndryshe veç se nihilizëm. Ky dominim, duket se vazhdon me qumështin, dhe me plot produkte tjera të sjellura nga Serbia "armiku shekullor" i shumë "patriotëve" që na kanë hipur në qafë duke u thirrur në kauza të mëdha, por në anën tjetër duke punuar me këtë "armik" varfërojnë popullin dhe vet bëhen milioner. 

Ata na kanë shurdhuar qe 15 vite duke folur për konsumimin e produkteve vendore. Shumë këso prodhimesh vinë nga Serbia, e më pas si mall i kamufluar i skaduar i paketuar, hidhet në treg si prodhim vendor, për tu qitur hi syve konsumatorëve të varfër.

Qytetarët e vendit janë shumë të brengosur pas jehonës që u bë për këtë lloj mielli, dhe shpresojnë shumë që të ndërhyjë shteti para se të dal një DICK MARTY tjetër e të kërkoj ndonjë Gjykatë tjetër që ta pastrojë Kosovën nga kjo "hajkë" e hajnave të cilët pamëshirshëm vjedhin kuletën e popullit.

 
Top