Moti

Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi, ka pritur përfaqësuesit e HandiKOS, menaxherin rajonal Fatmir Shurdhani dhe koordinatorenb e zyrës në Kamenicë Hyrmete Morina me bashkëpunëtorët.

Përfaqësuesit e HandiKOS e kanë falënderuar komunën e Kamenicës për mbështetjen e vazhdueshme të aktiviteteve të tyre dhe përkujdesjen që ka treguar komuna që përmes mjeteve financiare të siguroj funksionimin e zyrës së HandiKOS-it në Kamenicë.

“Ne u jemi mirënjohës për kontributin Tuaj që jepni për përsonat me aftësi të kufizuara në teritorin e komunës së Kamenicës. Edhe përkundër vështirësive buxhetore, ne i kemi përkrahur projektet Tuaja sepse përmes tyre kemi mbështetur një kategori të caktuar të shoqërisë sonë e cila për ne është shumë e rëndësishme.

Kryetari Begzad Sinani dhe të gjithë ne jemi të interesuar që bashkërisht me ju të kërkojmë edhe donator dhe mbështetës të tjerë të cilët ndihmojnë në përmirësimin e kushteve të përsonave me nevoja të veçanta” tha nënkryetari Matoshi.


Përfaqësuesit e HandiKOS kanë folur për punën që po bën zyra në Kamenicë, e në theks të veçantë për aktivitetet me fëmijët me nevoja të veqanta ku sipas tyre janë 35 fëmijë në komunën e Kamenicës që trajtohen nga kjo organizatë. Kamenica sipas përfaqësuesve të organizatës bën pjesë në komunat që më së tepërmi i mbështesin aktivitet dhe funksionimin e HandiKOS.

Fatmir Shurdhani menaxher rajonal tha se qëllimi i tyre është që të zgjerohet aktiviteti i HandiKOS dhe të funksionojë si Qendër e Rehabilitimit e bazuar në Bashkësi.

Për këtë ide u vlerësua se duhet të ndahet një vend i veçantë dhe kërkesa poër këtë t`i drejtohet Kuvendit Komunal, e pas kësaj të kërkohen donator të mundshëm për ndërtimin e kësaj qendre.

 
Top