Nën udhëheqjen e Nënkryetarit të Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi, sot në mëngjes u mblodh Komiteti për Mbrojtje dhe Shpëtim, për të shqyrtuar situatën e krijuar nga vërshimet që ndodhën pas të reshurave të djeshme.
Nënkryetari Fatmir Matoshi ka falënderuar të gjitha strukturat komunale që gjatë tërë ditës së djeshme të udhehequr nga Kryetari Begzad Sinani, ishin të angazhuar për të evituar rreziqet që mund të ishin me pasoja për njerëzit si dhe angazhimin e strukturave komunale për të stabilizuar situatën në vendet ku uji ka shkaktuar dëme në ekonimitë familjare dhe në infrastrukturë.”
Sot jemi këtu për të bërë vlerësimet tona për dëmet e shkaktuara dhe me këtë rast ndihemi më të qetë që nuk kemi dëme në njerëz, ndërsa kemi obligim tu qëndrojmë pranë të gjitha familjeve, ekonomitë e të cilave janë dëmtuar.
Deri të hënën do të përpilojmë raportin e parë të kompletuar të cilin do ta nisim në Qeverinë e Republikës së Kosovës, së bashku me kërkesën që Kamenicës t`i ndahet fond për sanimin e dëmeve që u shkaktuan nga këto vërshime” tha nënkryetari Matoshi.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bajram Dërmaku falënderoi të gjithë të angazhuarit në këtë rast dhe ofroi mbështetjen e plotë të Kuvendit në punët e mëtejme për të sanuar gjendjen e krijuar.
Një raport për situatën e djeshme e ka paraqitur drejtori përe Mbrojtje dhe Shpëtim Faik Rexhepaj, ai potencoi se ekipet e drejtorisë së bashku me zjarrëfikësit kanë qenë të angazhuar tërë ditën në lokacione të ndryshme të komunës. “Gjendja më e rëndë ka qenë në Hodonoc, Roganë Karaqevë, Lagjen Malësia, Topanicë dhe Koretin.
Nga të dhënat që kemi marrë janë prekur 450 familje nga këto të reshura, ndërsa edhe familjarë të tjerë janë lajmëruar gjatë ditës së sotme për të njoftuar për dëmet që u janë shkaktuar në shtëpitë e tyre. Kemi bërë edhe evakuimin e nxënësve nga shkolla në Hodonoc ku uji është futur” tha drejtori Faik Rexhepaj
Drejtori Shërbimeve Publike dhe Inspekcionit, Faton Jakupi njoftoi komitetin për dëmet e shkaktuara në infrastrukturën rrugore, si dhe në rrjetin elektrik , ujësjellës dhe kanalizim. “ Në bazë të informatave që kemi marrë dhe analizave të kryera në ujësjellës, uji në Kamenicë është i pijëshëm dhe qytetarët nuk kanë nevojë që të kenë panik rreth kësaj qështje” tha drejtori Faton Jakupi.
Drejtori i Urbanizmit Ilir Kastrati, tha se në bazë të vlerësimeve që janë bërë, konstatojmë se mbyllja e kanaleve nga disa familje ka qenë shtytëse për dëmet e krijuara. Ai kërkoi që këtë herë të marrim mësim nga kjo që ka ndodhur dhe të angazhohen institucionet që asnjë familje mos të lejohet që të mbyll kanalet e ujërave atmosferike.
Një raport para komitetit e paraqiti edhe komandanti i Policisë Nazif Hajrizi, i cili njoftoi se ujërat atmosferike kanë hyrë edhe në objketin e policisë, ndërsa patrullat policore gjatë tërë ditës kanë qenë në lëvizje për të ndihmuar qytetarët në tejkalimin e gjendjes së krijuar.
Me raporte dhe njoftime u paraqitën edhe Refik Latifaj kryeinspektor, Riza Bunjaku komanadant i zjarrëfikësve, Islam Isufi drejtor i Bujqësisë, Rexhep Morina sekretar i Kryqit të Kuq, Naser Vllasi nga Drejtoria e Shpëtimit dhe anëtarë të tjerë të komitetit.
Komuna ka falënderuar kompanitë private Global Project, Timoni, Ardhmëria, Area dhe Krileva Company për kontributin e dhënë gjatë ditës së djeshme.
Komiteti ka vendosur që përmes këshillave lokale të siguroj edhe informata të tjera për dëmet dhe të gjitha raportet të grumbullohen deri të hënën në mesditë dhe pasdite të përiplohet raporti i plotë i cili do të shkoj në Qeverinë e Kosovës.