Moti


Kryetari i Komunës së Kamenicës z. Begzad Sinani, sot ngriti shqetësimin me vazhdën e migrimit ilegal të qytetarëve në komunën tonë.

Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve, kryetari Sinani bëri apel që të bëhet gjithcka që është e mundur në mënyrë që qytetarët tonë të ndalojnë migrimin, duke bërë vënë në pah se ashtu si në gjithë Republikën e Kosovës,

edhe në komunën tonë një dukuri e tillë ka marrë përmasa shqetësuese.
“Duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur që çdo qytetari në vendin tonë, t’i tregohet se megjithë sfidat e shumta, ne duhet të bëjmë përpjekje të vazhdueshme dhe bashkërisht që të tashmen dhe të ardhmen, ta ndërtojmë në vendin tonë dhe për vendin tonë që kemi dhënë aq shumë”, ka thënë veç tjerash kryetari Sinani.

Në këtë mbledhje, janë diskutuar edhe një sërë çështjesh, si manifestimi për ditën e shpalljes së Pavarësisë, regjistrimi i pronave, ndriçimi publik në disa zona rurale dhe urbane të komunës etj.
 
Top