Moti

Policia në Smederevë ka arrestuar Dragisha Ristiqin (41) dhe Svetlana Stankoviqin (37) të dyshuar për përdhunim, vrasje dhe zjarrvënie ndaj gruas së verbër 90-vjeçare, Zorka S.

Ky krim brutal u zhvillua më 6 maj 2010, ndërsa këtë masakër e bënë Svetlana dhe shoqëruesja e dhëndrit Ratko Stankoviq (56) nga Glibovac, i cili pas vrasjes gjithë fajin e mori sipër dhe për këtë arsye u dënua me burgim prej 17 vjetësh.

Në natën e krimit në shtëpinë e Zorkës u futën me dhunë Dragisa, Svetlana dhe Ratko, i cili vdiq dy vjet më vonë, raportojnë mediat serbe, transmeton Telegrafi.

Ratko dhe Dragisha, fillimisht përdhunuan gruan e vjetër dhe pastaj e prenë me thikë dhe e copëtuan me sëpatë, ndërsa në këtë krim makabër ndihmë dha edhe Svetlana.
Atëherë 90-vjeçaren e kanë mbuluar me batanije dhe i vunë zjarrin shtëpisë së saj. Pas kësaj feste të përgjakshme, nën ndikimin e alkoolit, ata kryen marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin.

"Së pari e përdhunuam, pastaj e rrahëm dhe në fund e therëm. Ne vazhduam të bëjmë orgji pranë saj, ndërsa në fund e premë me një sëpatë, i vunë flakën shtëpisë dhe shkuam të pimë kafe", pranoi në polici, Dragisha Ristiq. /Telegrafi/

 
Top