Në vazhdim reagimi i tij i pa edituar.
Lajmi qe keni publikuar qe 50 veta nga fshati Busavatë do te largohen sot nga Kosova ne mënyrë ilegale nuk qëndron . Është e vërtet që kohëve te fundit janë shpeshtuar rastet ne fshatin tonë sikur edhe ne gjithë Kosovën, por jo edhe 50 vetë në ditë.
Rastet e familjeve qe largohen nga Busavata nuk janë edhe raste qe jetojnë ne Varfëri te madhe, sepse ka raste edhe me te renda ne mesin e te larguarve ka njerëz qe kanë qenë duke punuar dhe kanë marr vendim qe te lëshojnë vendin e punës dhe te marrin rrugën per një nga shtetet e BE .
Unë si përfaqësues i fshatit i bëj thirrje te gjithë banorëve qe mos ta lëshojnë vendin e të marrin një rrugë ku i rrezikohet edhe jeta e tyre dhe fëmijëve të tyre pa e ditur se ku po shkojnë.!!
Gjithashtu edhe TVKamenicës i bëj thirrje që mos te merret me dezinformata