Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani ka formuar komisionin komunal për kategorizimin e pozitave në Administratën Komunale të Kamenicës. Ky komision është formuar me kërkesë të Ministrisë së Administratës Publike.
Kryetari i komisionit Faton Biqkaj ka thënë se tashmë komisioni ka filluar punën dhe se pret që në ditët në vijim takimet të jenë më të shpeshta.
“Për kategorizimin e pagave është folur qe disa vite është koha e fundit për reformat në administratën publike e që është njëri ndër kriteret për liberalizimin e vizave.
Komisioni Komunal është duke punuar dhe do ta përfundoj me sukses këtë proces me kohë për ta dërguar në Ministrinë e Administratës Publike deri me 17 prill 2015 kur është afati i fundit për dorëzim” tha kryetari i Komisionit Faton Biqkaj
Biqkaj ka thënë se ky proces do të ndodh në tërë Kosovën dhe se në bazë të udhëzimit nga Ministria e Administratës Publike për katalogun e vendeve të punës Kryetari ka caktuar komisionin komunal për kategorizimin dhe harmonizimin e pozitave në bazë të katallogut të aprovuar nga Qeveria.
Komisioni përbëhet nga 7 anëtarë nën udhëheqjen e shefit personelit, ndërsa të gjithë anëtarët e tjerë janë jurist me profesion.
Biqkaj ka folur edhe për mundësitë e shuarjes së ndonjë pozite në nivel komunal.” Në nivel komunal në bazë të katalogut nuk i kemi disa pozita te drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Drejtoria e bujqësisë, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe te Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Për këto pozita jemi në konsultim me MAP dhe do të vendosim deri në datën e paraparë” tha Biqkaj./rajonipress/