Moti

Në fshatin Karaqevë njësiti policor ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, të cilët në kamionin e tyre kishin të ngarkuar 71 dele, të cilat po transportoheshin për në shtetin e Serbisë njoftoj policia e Kosovës.

Në kamion ishin edhe dy të dyshuar meshkuj shqiptarë shtetas të Serbisë, ndaj të cilëve është hapur rasti i veçantë ‘kalim i paautorizuar i kufirit’.

Me urdhër të prokurorit kamioni dhe delet janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjithashtu në fshatin Karaqevë dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, shtetas të Serbisë, të cilët ishin të involvuar në rastin ‘kontrabandim me mallra’, pas intervistimit të tyre të njëjtit kanë pranuar që kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia në R. Kosovës.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt derisa ata do të ndiqen penalisht për kalim të paautorizuar të kufirit.

 
Top