Moti

Qamil Qehaja, drejtori i Shkollës së Mesme Profesionale “Andrea Durrsaku”, ka nënshkruar me Forumin për Iniciativa Qytetare (FIQ), marrëveshje për për financimin e projektit për ndërtimin e një parkingu për biçikleta në oborrin e shkollës teknike në Kamenicë.

“Ky projekt do të financohet nga organizata jo qeveritare FIQ , ku në kuadër të këtij projekti gjatë realizimit të tij , nxënësit e drejtimit të arkitekturës dhe makinerisë do ta kryejnë praktikën profesionale. E falenderojmë përzemërsisht stafin e OJQ FIQ-it , për financimin e këtij projekti për shkollën tonë”, shkruar Qehaja në profilin e tij në Facebook.(Kamenicapress)

 
Top