Moti

notice
Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e punëtorëve. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.
Kjo ditë, ju referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës.

Kërkesa e parë publike është paraqitur në Australi gjatë vitit 1855: me këtë përmbajtje: ” 8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”.


Kremtimi i 1 majit lidhet ngushtë me protestat e përgjithshme e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, me 1 maj 1866. Manifestimi masiv dhe madhështor u bë një vit më vonë, në të njëjtin qytet më 1 maj 1867.


Kështu filloi rrugëtimi i kësaj dite e date të rëndësishme, i përqafuar nga miliona punëtorë, i organizuar përmes Lëvizjes sindikaliste dhe partive, që në fokus e kanë pozitën socio-ekonomike të punëtorëve.


Sindikata botëror

e e caktoi 1 Majin - ditë, në të cilën të gjithë punëtorët ushtrojnë presion për sigurimin dhe avancimin e të drejtave të tyre.

Në Evropë, 1 Maji filloi manifestimin me Internacionalen e parë të Gjenevës. Nga viti 1890 në Paris, Kongresi themelues i Internacionales së dytë, vendosi që pikërisht 1 Maji të mbetet dita ndërkombëtare e punëtorëve. Nga viti 1891, Kongresi i tretë i Internacionales në Bruksel, mori Vendim, që: Dita e 1 Majit do të kremtohet përgjithmonë dhe në të gjitha vendet, si “festa e punëtorëve“, në të cilën punëtorët do t’i identifikojnë, avancojnë dhe mbrojnë me Kushtetutë e Ligje; Liritë, të drejtat, kushtet e punës, rrogën mesatare të garantuar, pushimin ditor, javor, vjetor dhe pushimet tjera sipas nevojës.


E 1 maji edhe tek ne në Kosovë ka një traditë. Edhe pse pushohet në shumicën e institucioneve ndër të tjera një pjesë e madhe edhe festojnë në këtë ditë.


Ndërkaq sot, janë organizuar edhe disa aktivitete në kuadër të kësaj dite.Me rastin e kësaj dite, do të protestojnë punëtorët e Mbrojtjes dhe Sigurisë të KEK-ut. Kjo protestë do të zhvillohet përpara Toskanës dhe ndërtesës se Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, në ora 12:00. E Kuvendi i të Rinjve të Kosovës me rastin e kësaj dite, organizon aktivitet me moton "Ju keni të drejta, andaj veproni", për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punës, ngjarje kjo e cila do të zhvillohet në sheshin "Nëna Terezë", në ora 10:00, raporton KP.


Ndërsa “Nisma Vetëdijësuese për Çiklizëm, ka organizuar një udhëtim të lirë me biçikletë. Nisje kjo e cila do të bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të parkut të Gërmisë, në orën 10:00.

All rights reserved of this publication may be reproduced, distributed, or transmitted in any form or by any means, including photocopying, recording, or other electronic or mechanical methods


01 Maj 2015
 
Top