Moti


Pas publikimit të listave të veteranëve të luftës së UÇK-së ishim dëshmitar se Komuna e Kamenicës kishte dhënë mjaft ushtar në zona të ndryshme të luftës në Kosove .
 Por të tillë që i kthyen pushkën forcave Serbe kishte edhe në Kamenicë, e ai është i ndjeri Sylë Rama.

Grupe të armatosura paramilitare çetnikë Serbe në natën e 2 Majit 1999, kishin rrethuar shtëpinë e Syles i cili në shtëpi ishte me familjen e tij ,nga ora 22 deri ne orën 4:30 ishte zhvilluar një luftë mes forcave Serbe që tentonin të futeshin brenda shtëpisë së  Sylë Rames që po mbronte familjen dhe shtëpinë e tij,

Në përfundim të kësaj përleshje të armatosur ishin ato forcat Serbe që kishin humbur dy paramilitar njëri prej tyre kryeçetniku Voisllav Vasiç .
Syla me djalin e tij Mustafën ishin tashmë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , ndërsa anëtarët e tjerë të familjes përkohësisht u strehuan në familjen e Asllan Borovcit , e më pastaj u morën nën përkujdesjen e Vëllezërve Shefik e Faik Beqiri  pasi që policia serbe ishte  në kërkim të gjithë anëtareve të kësaj familje në çdo vend, në Kamenicë kishte bastisur disa shtëpi  po ashtu edhe në Gjilan tek familjaret e afërm të kësaj familje ,
Serbët përpos që  e djegën shtëpinë të Syles nuk arritiën ta bënin atë çka e dëshironin  pra kapjen e  Syles dhe familjareve tjerë .

Syla pasi që ishte në gjendje të rënd shëndetësore me urgjencë duhej ti jepej ndihma mjekësore ku dhe  pak ditë para çlirimit, ai hyn në Kamenicë së bashku me 3 ushtarë të UÇK- së Rifat Hajdarin , Selim Buzokun , dhe djalin e tij Mustafë Rama.
Syla vendoset në shtëpinë e vëllait tij ku aty merr ndihmën mjekësore dhe gjendja e tij përmirësohet.
Sylë Rama edhe pas luftës jetoi e veproi në Kamenicë ku me datën 05.05.2012 ndërroj jetë (tvkamenica)




02 Maj 2015
 
Top