Kryetari Sinani ka pritur në një takim ministrin e Diasporës z.Valon Murati.
Në prag të fluksit të bashkatdhetarëve tanë z.Sinani dhe z.Murati kanë biseduar rreth lehtësimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës së Kamenicës.
Qëllimi i këtij takimi ishte lehtësimi i shërbimeve të gjendjes civile gjatë periudhës qershor-gusht, regjistrimi i qytetareve që jetojnë jashtë Kosovës, dhe shpërndarja e fletushkave në qendra kufitare rreth aktiviteteve që komuna do të organizon gjatë sezonit verorë për bashkatdhetarët tanë.
Kryetari Sinani falënderoi ministrin Murati për angazhimin edhe sa i përket gjendjes në komunën tonë.