Mbreti Salman i Arabisë Saudite iu ka thënë monarkëve të Gjirit Arabik se ata duhet ta kundërshtojnë Iranin derisa e ka udhëhequr një takim rajonal në praninë edhe të presidentit francez, Francois Hollande.
Samiti i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit është mbajtur derisa po rriten shqetësimet ndërkombëtare rreth ndikimit te civilët të sulmeve ajrore të shteteve sunite arabe kundër rebelëve shiit në Jemen.
Hollande, lideri i parë perëndimor që po merr pjesë në këtë samit ka thënë se Franca e ndjen rrezikun me të cilin përballet ky rajon dhe ai ka shkuar atje për të “konfirmuar përkushtimin e Francës në anën tuaj”.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry do e vizitojë Arabinë Saudite gjatë kësaj jave para se të udhëtojë drejt Francës për bisedime rreth sigurisë, raporton Evropa e Lirë. /Telegrafi/