Moti

Kryetari i komunës së Kamenicës, z.Begzad Sinani me bashkëpunëtorë ka vizituar sot familjet e dëshmorëve Ismajl Ismajli, Selver dhe Emin Kryeziu si dhe Asllan Thaçi.

Në 16 vjetorin e rënies së Asllan Thaçit u mbajt edhe një tubim përkujtimor me ç’rast  kryetari Sinani tha se baza e vlerave të Kosovës, qëndron në gjakun e derdhur për liri.

“Ky gjak përbën krenarinë tonë, sepse është themeli i Kosovës të pavarur, ai përbën njëkohësisht obligimin tonë për ndërtimin dhe forcimin e atdheut ashtu siç ëndërronin dëshmorët, ashtu siç na lanë amanetin e fundit”, tha kryetari Sinani.

“Ne mbajmë gjallë kujtimin e përjetshëm për dëshmorët ndërkaq vlerat e tyre dhe amanetin e konkretizojmë në punë”, tha ai.

 
Top